E bujshme: Mane arrin marrëveshje personale me Bayernin
Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka arritur marrëveshje personale me gjigantin gjerman, Bayern Munich.
Bayerni i ka ofruar kontratë tre vjeçare senegalezit, ku tani bisedimet do të hyjnë në fazën finale me Liverpoolin, përcjell KosovaPress.
Kampioni i Bundesligas pas dy ofertave të refuzuara pritet të bëjë ofertën e radhës e cila besohet të kap shifrën e 40 milionë eurosh, ofertë kjo që do të jetë e kënaqshme për krerët e Liverpoolit.
Ndërkaq, gjiganti anglez është i vetëdijshëm që Mane e dëshiron kalimin te Bayerni, dhe tani marrëveshja është shumë afër që të arrihet edhe mes dy klubeve.
Sadio Mane do të largohet nga Liverpooli pas 269 paraqitjeve në të gjitha garat, ku regjistroi plot 120 gola dhe 48 asistime mbi emrin e tij.