E bën Zoti përnjëmend verë: Avdullah Hoti nis pushimet në Ulqin
Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka filluar pushimet verore.
Me t’u ngrohur moti, ai ka gjetur pak kohë relaksi për vetën dhe familjen e tij.
Deputeti këtë herë destinacion kishte Ulqinin, ku në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet se ndodhet te plazha e madhe.
Po ashtu në këto pamje shihet se me Hotin ndodhet edhe bashkëshortja e tij, Servete Ukaj-Hoti.