E bën namin: Bebe Rexha me fansa nga mbarë bota mbledh 100 mijë euro për tërmetin në Shqipëri

E bën namin: Bebe Rexha me fansa nga mbarë bota mbledh 100 mijë euro për tërmetin në Shqipëri

Pop-këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha raportohet se i ka mbledhur 100 mijë dollarë të cilat do t’iu dedikohen të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar i muajit të kaluar në Shqipëri.

Angazhimi i zonjës Bebe Rexha ka mobilizuar bashkëkombësit nga e gjithë dynjaja, por edhe fansa të shumtë të 30 vjeçares me origjinë nga Dibra.

Lajmin në fjalë, Bebja e ka komunikuar në llogarinë e saj personale në Instagram, ku përmes “GoFundMe” kërkohej ndihmë për njerëzit e prekur nga tërmeti, shkruan Periskopi.

Rexha kishte ardhur në Shqipëri menjëherë pas tërmetit për të vizituar të mbijetuarit.

Znj.Bebe kishte shprehur edhe dedikimin e saj që paratë të shkonin pikërisht te këta njerëz, dhe të mos keqpërdoreshin. Sidoqoftë, që të bëhemi realistë shuma e mbledhur nga kjo këngëtare me famë botërore nuk është dhe aq e madhe në krahasim me figurat e tjera që dhuruan personalisht para për rindërtimin e Thumanës dhe lokacioneve tjera të prekura.

 

Shpërndaje në: