E ardhmja e Ronaldos: Napoli e ka seriozisht transferimin e portugezit
Cristiano Ronaldo është shumë afër të largohet nga Manchester United. Marrëdhënia me trajnerin Ten Hag është prishur dhe për shkak të mungesës së minutave, sulmuesi do të kërkojë të largohet në merkaton e dimrit.
Chelsea tingëllon si një destinacion i mundshëm, por nuk është i vetmi ekip i interesuar për lojtarin. Sipas gazetës angleze ‘The Sun’, Napoli shfaqet si një kandidat serioz për të çuar pesë herë fituesin e Topit të Artë në Itali, shkruan Periskopi.
Napoli është shumë i interesuar
Gjatë afatit kalimtar të verës, u përfol për një transferim të mundshëm të Ronaldos te Napoli. Megjithatë, nuk ka pasur asnjëherë bisedime mes dy klubeve dhe sulmuesi duhej të qëndronte në Angli. Por tani interesi rishfaqet, sipas njerëzve të afërt me lojtarin. Nënshkrimi i tij do të shënonte një rikthim në Serie A, ku ai luajti tre sezone me Juventusin, rivalët historikë të skuadrës italiane.
Po në lidhje me pagesën?
Napoli thotë se ai do të ishte një shtesë e rëndësishme për një klub që udhëheq Serinë A dhe duket si një ekip pretendent për të fituar ‘scudetton’. Megjithatë, ekziston situata e parave. Lojtari i klubit italian që fiton më shumë në javë është polaki Zielinski (102 mijë euro). Ndërkohë, paga javore e Cristianos me United është 411 mijë euro. Një diferencë e tmerrshme që klubi nuk mund ta arrijë.
A do ta ulte Cristiano Ronaldo pagën?
Skuadra e Napolit do të prisnin një ulje të ndjeshme rroge nga Cristiano, diçka që ‘The Sun’ siguron se mund të negociohet. Portugezi e kupton se nëse dëshiron të ndryshojë ekip, pritshmëritë e tij financiare do të duhet të ulen. Në moshën 37-vjeçare, është e vështirë për një klub evropian t’i jep atij një pagë të ngjashme me atë që ka tani me United./Periskopi/