E ardhmja e Barcelonës, që po shndërritë në të tashmen: 5 emrat që kapën syrin e të gjithëve, mes tyre Manaj

E ardhmja e Barcelonës, që po shndërritë në të tashmen: 5 emrat që kapën syrin e të gjithëve, mes tyre Manaj

Skuadra e Barcelonës duket se ka marrë mësimin me gabimet e shkaktuara në merkatot e fundit. Ata kanë kthyer sytë kah fabrika e talentëve ‘La Masia’.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka marrë 10 lojtarë të rinj në Gjermani, me skuadrën e parë, dhe të gjithë kanë pasur hapësira në mini-turneun.

Koeman po iu jep vëmendje këtyre lojtarëve dhe me fazën parasezonale që po shohim, mundemi lehtë të themi se ‘Blaugrana’ kanë një të ardhme premtuese.

Janë pesë lojtar që në veçanti kanë kapur syrin e të gjithë atyre që kanë ndjekur Barcelonën. Nico Gonzalez, Yusuf Demir, Gavi, Alejandro Balde dhe shqiptari Rey Manaj.

Nga këta pesë, ‘Marca’ fokuson Nico, Demir dhe Gavi, të cilët thuhet të kenë shanset më të mëdha për të kaluar me skuadrën seniore, gjatë sezonit 2021/2022, transmeton Periskopi.

Nico tashmë ka impresionuar trajnerin Koeman, për të cilin lojtari shihet si një zëvendësues i duhur për Sergio Busquets.

Por, edhe Manaj është në mesin e emrave që kanë marrë lëvdata – duke qenë shënuesi më i mirë i parasezonit, me katër gola, përfshirë një het-trik ndaj Nastic. /Periskopi/

Shpërndaje në: