E akuzuan për fotoshop, Arbenita reagon në mënyrën më të mirë
Arbenita Ismajli ka pranuar kritika dhe njërës prej tyre i është përgjigjur në mënyrë epike.
Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli publikon shpesh foto në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Ajo shfaqet herë e rregulluar deri në detaje e herë krejtësisht natyrale, andaj nuk kanë se si të mungojnë edhe komentet e shumta.
Dikush prej ndjekësve nëpërmjet një komenti e ka akuzuar për fotoshop ndërsa Arbenita ia ka kthyer në mënyrën më të mirë.
“Je shumë e re për kaq shumë photoshop”, i thotë njëri prej ndjekësve modeles, por ajo vendos të reagojë menjëherë duke ju kundërpërgjigjur komentit.
“Po nëse do të dukesha njësoj edhe live, a do vazhdoje të më urreje”, shkruan Arbenita në përgjigjen që i kthen komentuesit.
https://www.instagram.com/p/B7B7AiOlLjL/?utm_source=ig_embed