E akuzoi për përfshirje në vrasje, Pacolli i përgjigjet ministrit: Nëse Spec-i i paska listat, le t’i tregoj Prokurorisë
Ministrit të Bujqësisë Faton Pecit ditët e fundit i dolën shumë skandale brenda digasterit ku udhëheq.
Pas kësaj, përveç LDK e PDK të cilët i quajti kriminela e horra, nuk kurseu as atë liderin e AKR-së, Behgjet Pacollit.
Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, Peci tha se emrin e Pacollit e ka parë në “dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës”.
Ndaj kësaj akuze, Periskopi ka mar reagimin e Pacollit.
Ai në një përgjigje të shkurt për Periskopin tha se nëse ka informata për këtë ministri, atë t’i tregoj prokurorisë.
Derisa prokurorët nuk kanë një gjë të tillë, sipas tij duke e quajtur ministrin ‘spec’ po pretendon s’e i ka listat.
“T’i tregon prokurorisë që nuk i paskan këto fakte , t’ju tregon se si unë jam mar me vrasje dhe se prokurorit perëndimorë që 40 vite nuk kanë qenë të aftë të më zbulojnë, e ky far Spec-e i paska listat!!!!”, u shpreh ai për Periskopin.
Krejt kjo nisi, pasi ky i fundit këshilloi ministrin që mos të reagoj emocionalisht nëse në skandalet që iu zbuluan s’ka gisht.
Kujtojmë se, ministria e Pecit ia dha 100 mijë euro subvencion Blerim Pacollit, vëllaut të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, dhe atë kompaninë e hapi/regjistroi vetëm katër ditë para se ta gëzojë shpërblesën ministrore.
Por nuk mjaftoi me kaq, kjo ministri i dha grant edhe 100 mijë të tjera për këshilltarin e Pecit, Naim Huruglica, për të cilin Periskopi ka raportuar.