Dzeko tek Inter, Roma vihet pas surprizës së Euro 2020

Dzeko tek Inter, Roma vihet pas surprizës së Euro 2020

Roma kanë filluar të shohin alternativat për ta zëvendësuar boshnjakun Edin Dzeko.

Me Edin Dzeko që duket se po shkon drejt Inter, Roma janë duke parë mundësitë për një sulmues të ri, përfshirë emra si Alexander Isak, surpriza e Euro 2020, por edhe Tammy Abraham i Chelsea.

Alexander Isak apo Tammy Abraham do t’i bashkohen sulmuesit Borja Mayoral, i cili sezonin e kaluar ishte zgjedhje e parë me Edin Dzeko.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Abraham e Isak janë dy emrat kryesor për të cilët po shikon Jose Mourinho, transmeton Periskopi.

Isak ka një kontratë të vlefshme me Sociedad, deri në vitin 2026, pasi kaloi në Spanjë në vitin 2019, për 15 milionë euro.

Suedezi ka shënuar 17 gola në 34 paraqitje në La Liga gjatë sezonit të kaluar, duke shtuar edhe dy asistime. /Periskopi/

Shpërndaje në: