Dzeko shkroi historinë e Champions League me golin e shënuar

Dzeko shkroi historinë e Champions League me golin e shënuar

Pasi shënoi golin e parë në ndeshjen kundër Milanit (2:0), sulmuesi i Interit, Edin Dzeko u bë lojtari i dytë më i vjetër që shënon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kapiteni i Kombëtares së Bosnje-Hercegovinës ka shënuar gol në moshën 37 vjeç e 54 ditë, ndërsa rekordmen është ende uellsiani Ryan Giggs, i cili u rendit në top golashënuesit në moshën 37 vjeç e 148 ditë.

Mesfushori i Manchester United e bëri këtë në prill 2011 në një fitore 2:0 kundër Schalke. Në vendin e tretë është Phillip Coco (34 vjeç e 187 ditë), i ndjekur nga Xabi Alonso (34 vjeç e 160 ditë).

Dzeko u barazua me futbollistin kroat Luka Modrić për vendin e pestë në mesin e golashënuesve më të vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje në: