Dzeko pyetet nëse ka marrëveshje me Inter, jep gjysmë-konfirmimi

Dzeko pyetet nëse ka marrëveshje me Inter, jep gjysmë-konfirmimi

Edin Dzeko ka dhënë disa sinjale pozitive lidhur me kalimin e mundshëm te skuadra e Inter.

Dzeko lidhet së fundmi me një transferim tek Inter, pasi Romelu Lukaku po lë hapësira të mëdha duke u larguar drejt Chelsea.

Boshnjaku ka pranuar dje disa pyetje nga gazetarët, dhe mes rreshtave ka dhënë gjysmë konfirmimi për kalimin te ‘Zikaltrit’.

“A do të jeni nesër në Trigoria”?, ishte pyetja e gazetarit për sulmuesin, i cili dha një përgjigje të thjeshtë. “Do të shohim, hap pas hapi, siç thonë”, tha Dzeko, duke lënë të hapur mundësinë që të mos duket më në stërvitjet e Romës, transmeton Periskopi.

“Tani do t’i shoh fëmijët e mi, pasi nuk i kam parë për dy javë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Roma thuhet të ketë marrëveshje me Tammy Abraham. /Periskopi/

Shpërndaje në: