Dyshoni se keni ciste në vezore, ja cila janë 5 shenjat e tyre dalluese që duhet t’i njihni sa më parë
Mendojini cistet e vezoreve si akne të sistemit riprodhues: shumica beninje, ndonjëherë të dhembshme dhe të mërzitshme si dreqi. Vezoret (organet riprodhuese ku zhvillohen vezët) mund të zhvillojnë kiste – hapësirë e mbushur me likid. Në shumë raste cistet e vezores janë beninje, kiste folikulare që formohen dhe largohen me ciklin menstrual dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Te shumë gra krijohet të paktën 1 cist çdo muaj, për shkak të çrregullimeve të periodave.
Por, ndonjëherë kistet janë shumë të mëdha, janë shumta në numër ose nuk hiqen vetë dhe mund të lindë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale që mos të bëhen kanceroze ose të shkaktojnë gjendje më të rëndë shëndetësore. Por cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se mund të keni një kist në vezoren tuaj? Mësojini më poshtë!
Dhembje të padurueshme barku: Simptoma më e shpeshtë është ajo e dhembjes së barkut. Mund ta ndjeni më shumë në anën e majtë ose të djathtë, aty ku janë të vendosura vezoret. Gjatë kohës që stërviteni dhimbja është më e ndjeshme, ose edhe gjatë aktit seksual. Do të ndjeni një dhimbje konstante po në të njëjtin vend edhe nëse periodat tuaja kanë kaluar.
Ndieni gjatë gjithë kohës fryrje barku: Kjo lidhet edhe me madhësinë e kistit. Shumica e grave vuajnë nga kiste të madhësisë 10 centimetra, por disa mund të rriten edhe më, deri në masën e një shalqiri. Kështu që, nëse ndieni fryrje vetëm në pjesën e barkut dhe përreth, bëni një kontroll tek mjeku.
S’keni dëshirë për seks pasi keni dhembje: Seksi kurrë s’duhet të dhembë, kështu që diçka s’po shkon siç duhet. Nëse ndjeni dhembje në njërën anë gjatë kohës së penetrimit, konsideroni mendimin se mund të keni kist në vezore.
Duket sikur doni të urinoni gjatë gjithë kohës: Ju duket sikur situata është urgjente dhe duhet të liroheni patjetër, por e keni të vështirë. Ndoshta është kisti që bllokon dhe krijon probleme në fshikzën urinare.
Keni dhimbje të përhershme mesi ose këmbe: Kistet e vezoreve kur rriten shumë mund të shkaktojnë dhimbje mesi ose këmbësh.
Hemorragji edhe nëse nuk jeni në ditët e ciklit: Kur kisti i vezores zhvillohet, ato ndikojnë gjithashtu në hormone. Gratë me vezore policistike, që do të thotë se vezorja e tyre prodhon me qindra kiste në mënyrë kronike, kanë hemorragji të papritur, pavarësisht menstruacioneve.