Dyshohet se vodhi stoli ari në një dyqan në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar

Dyshohet se vodhi stoli ari në një dyqan në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar

Policia në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një gruaje që dyshohet se ka vjedhur stoli ari në një dyqan në Shtime.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, e gjinisë femër, e cila dyshohet se me datën 10.09.2024 rreth orës 16:53 në një dyqan të artarisë në Shtime ka kryer ‘’Vjedhje ’’ të stolive të arit. Deri më tani e dyshuara e kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitentit të saj, të lajmërojë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”

Shpërndaje në: