Dyshohet se u dhunua një grua në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka dhunuar një grua.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 4 nëntor, e me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si “dhunim”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.