Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet burri nga Drenasi

Policia në Drenas ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Drenas, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Gllogoc 18.05.2021-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare ( të mitur)”, njofton policia.
Rasti vazhdon të hetohet, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, bën të ditur policia.