Dyshohet për korrupsion dhe pastrim parash, arrestohet ministri i Shëndetësisë në Kroaci pas hetimit nga BE

Dyshohet për korrupsion dhe pastrim parash, arrestohet ministri i Shëndetësisë në Kroaci pas hetimit nga BE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, shkarkoi ministrin e tij të shëndetësisë, Vili Berosh, pasi ky i fundit u arrestua mbi dyshimin për korrupsion. Ky zhvillim erdhi si pjesë e një hetimi nga Bashkimi Europian.

“Këtë mëngjes, ish ministri Berosh dhe dy individë të tjerë u arrestuan si pjesë e një operacioni të kryer nga zyrtarët e antikorrupsionit”, nënvizoi Plenkoviç në një konferencë.

Kreu i qeverisë kroate u shpreh i shokuar nga ideja se si ndokush në sistemin shëndetësor mund të përdorë postin për pasurim personal apo për të favorizuar dikë brenda sistemit shëndetësor. Zyra e Prokurorit publik të BE-së thotë se ka hetuar 8 persona, përfshirë ish ministrin Berosh dhe drejtorët e dy spitaleve.

“Të dyshuarit akuzohen për dhënien dhe pranimin e ryshfetit, abuzim me postin zyrtar dhe pastrim parash”, lexohet në një deklaratë. Por avokati mbrojtës i Berosh theksoi se ai mohon çdo akuzë.

Shpërndaje në: