Dyshohen për trafikimin e katër vajzave, arrestohen burri dhe gruaja në Ferizaj

Dyshohen për trafikimin e katër vajzave, arrestohen burri dhe gruaja në Ferizaj

Një burrë dhe një grua janë arrestuar të shtunën në Ferizaj nën dyshimin se i kanë trafikuar të paktën katër vajza.

Policia ka njoftuar të dielën se rasti është raportuar të ketë ndodhur gjatë vitit 2024 deri në mars të këtij viti.

“Me 15.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur ndaj katër viktimave femra kosovare duke kryer veprimtari të kundërligjshme dhe transportim e tyre me qëllim shfrytëzimi dhe përfitimi për veten e tyre”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti ka kaluar në procedurë hetimore.

Shpërndaje në: