Dyshimet për shkelje, IPK thotë se do ta hetojë dhe inspektojë konkursin e gradimit për rreshter në Polici
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se do të hetojë dhe inspektojë konkursin e graditimit për rreshter në Policinë e Kosovës, pas dyshimeve për shkelje të ndryshme në këtë proces.
Testi me shkrim për këtë konkurs është mbajtur më 4 maj.
“Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale”, thuhet në njoftim.
IPK thotë se varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore.