Dyshimet për manipulimin e votave me postë, Haziri: Nëse ka ndodh, nuk ka të bëjë me LDK-në

Dyshimet për manipulimin e votave me postë, Haziri: Nëse ka ndodh, nuk ka të bëjë me LDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për kritikat që po i adresohen LDK-së lidhur me manipulimin e votave me postë.

Ai ka thënë se të gjitha pretendimeve duhet të iu shkohet deri në fund.

Në një intervistë për gazën Blic, Haziri ka thënë nëse ka ndodh diçka e tillë përgjegjësit duhet të ballafaqohen me ligjin!

“Nuk jam prej atyre që mundem me thënë asgjë sepse nuk jam duke e besuar se ka kapacitete të tilla negative dhe të skenareve në atë nivel që me ndryshu vullnetin dhe me ndryshu trendin e votës. Por ajo çfarë lexohet drejtë është se trendi i votave, brenda LDK-së në Kosovë, tek votat qytetare, tek votat e njerëzve me aftësi të kufizuara, atyre që kanë votu në spitale, burgje dhe çdo kategori tjetër është e njëjtë. Vota jashtë kësaj nuk ka trend të njëjtë që i bie duhet të shihet deri në fund të zbardhet deri në fund çfarë ka ndodhë. Nëse ka ndodhë, nuk ka të bëjë me LDK-në, nuk është e LDK-së, është e papranueshme, mund të jenë individë mund të jenë gjithçka tjetër por LDK nuk është dhe ai nuk mundet me bashkëjetu me LDK-në”, ka thënë Haziri, transmeton Periskopi.

Shpërndaje në: