Dyshimet për dhunë ndaj gruas, Akil Gjakova deklarohet: S’po kam qef me folë…

Dyshimet për dhunë ndaj gruas, Akil Gjakova deklarohet: S’po kam qef me folë…

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Çifti thuhet se janë në një proces divorci.

Siç raporton Insajderi  fillimisht ndarja ishte kërkuar nga vetë Akili. Por, me një kundër padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Sinjali ka kontaktuar me Akil Gjakovën për të marrë një përgjigje nga ai në lidhje me rastin por që i njëjti nuk ka pranuar ta komentojë rastin.

“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…”, u shpreh Gjakova.

Shpërndaje në: