Dyshimet për dallavere në Kompleksin Memorial Adem Jashari: Pezullohet tenderi i cili nga 3 u bë 8 milionë euro

Dyshimet për dallavere në Kompleksin Memorial Adem Jashari: Pezullohet tenderi i cili nga 3 u bë 8 milionë euro

Skemat korruptive me tenderat nuk kanë të ndalur. Procedurat e tyre duket të jenë formale dhe fituesit të paravendosur. Është më shumë se skandaloze, “hajni klasike” siç do ta quante në opozitë Albin Kurti – mënyrën e dhënies së tenderave nga Qeveria. Dhe kjo, po dyshohet se po bëhet në vendin më të lavdishëm të historisë sonë, në Kompleksin Memorial Adem Jashari. Ministria e Kulturës e udhëhequr nga Hajrullah Ceku, më pak se një javë më parë lëshoi tender mbi 5 milionë euro më shumë se vlera e parashikuar e investimit për këtë tender. Sot, e njëjta njoftoi se ky aktivitet i prokurimit është pezulluar. Arsyeja e pezullimit të aktivitetit të prokurimit, siç ka bërë të ditur MKRS, është për shkak të paraqitjes së një dokumenti nga një operator ekonomik i depozituar në Autoritetin Kontraktues. Megjithatë, nuk dihet se për çfarë dokumenti bëhet fjalë.

Enis Rrustemi, Periskopi

Çka ka ndodhur saktësisht

Periskopi qysh prej fillimeve të shpalljes së këtij tenderi ka raportuar për dallaveret që po bëhen me këtë tender.

Duke filluar qysh prej vitit 2021, Kurti e Çeku u zotuan se do të formojnë një komision të posaqëm, për renovimin e kompleksit Memorial “Adem Jashari”. Madje, premtimet ishin që në fund të dhjetorit të vitit 2021 do të fillonin punimet në Prekaz.

Megjithatë, do të kalonin edhe pothuajse 3 vite të tjera për t’u marrë hapa të ardhshëm në këtë drejtim.

Vitin e kaluar Ministri Hajrullah Çeku përmes Facebook kishte njoftuar për shpalljen e konkursit për këtë tender.

Në këtë konkurs shihej se vlera e parashikuar për investim do të ishte 3 milionë euro.

Këtu do të aplikonin 3 operator ekonomik.

Pezullime, eliminime të konkuruesve e vendime të dërguara në gjykatë do ta karakterizonin këtë tender të lëshuar nga Ministria e Hajrullah Çeukut.

Kur po i kalojmë të gjitha këto, në Komisionin rregullativ të prokurimit publik, doli një njoftim ku thuhet se Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në fazën e dytë të këtij tenderi ka eliminuar edhe një grup operatorësh për t’ia dhënë tenderin mbi 5 milionë euro më shumë se vlera e parashikuar një grupi operatorësh ekonomik të huaj. Vlera arrinte në 7 milionë e 890 mijë euro.

Dokument 

Kjo kontratë e cila mbanë vlerën e gati 8 milionë euro është shkelje e Ligjit të Prokurimit, specifikisht nenit 62 pika 2.1

Çka thuhet në këtë nen: 

Periskopi ka dërguar pyetje në drejtim të MKRS-së, pasi siç kemi mësuar, ky aktivitet i prokurimit në bazë të Ligjit të Buxhetit 2024 figuron në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit të Komplekseve memoriale (shih foto më poshtë) , për t’i pyetur nëse Ministria e udhëhequr nga Hajrullah Çeku e ka të planifikuar këtë aktivitet të prokurimit në buxhetin e vet. Por deri tani nuk kemi marrë përgjigje.

/Periskopi/

Shkelje flagrante në projektin për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, pezullohet tenderi 3 milionësh

Shpërndaje në: