Dyfishohet numri i viktimave nga virusi i mistershëm në Kinë
Numri i të vdekurve nga virusi i mistershëm vdekjeprurës gati është dyfishuar në më pak se 24 orë – me numrin e fataliteteve që është ngjitur në 17 gjatë ditës së sotme, sipas raportimeve.
Provinca kineze e Hubeit sapo ka konfirmuar se kanë vdekur 17 vetë dhe janë regjistruar më shumë se 444 raste të tjera të koronavirusit, që dolën në kryeqytetin e Wuhanit, ka raportuar televizioni shtetëror.
Numri i të vdekurve i lidhur me virusin që duket si grup më herët është raportuar të ishte nëntë, të gjithë prej të cilëve ishin në provincën e Hubeit.
Ky virus – që është konfirmuar se transferohet nga kontakti mes njerëzve – është detektuar në pesë vende të tjera përveç Kinës, përfshirë ShBA-në, shkruan Periskopi.
Autoritetet konfirmuar një rast në shtetin e Washingtonit gjatë ditës së djeshme.
Ndërkohë, mjekët vazhdojnë të kenë informacione shumë të mangëta për të. /Periskopi