Dybala flet për herë të parë si lojtar i Romës: “Jam shumë i lumtur”
Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala është lojtari më i ri i Romës.
Ai sot ka udhëtuar për në Portugali për t’iu bashkuar ekipit të Romës, pasi klubi i Mourinhos po zhvillon fazën përgatitore atje.
Pasi mbërriti në Portugali, Dybala tha fjalët e tij të para si lojtar i ri i Giallorossëve.“Jam shumë i lumtur. Numri 10 i Tottit? Pastaj do të flasim për këtë, do të jetë një surprizë”, tha ai shkurtimisht për mediat ndërkombëtare.