Dybala dhe Ramsey stërviten para ndeshjes me Porton
Aaron Ramsey dhe Paulo Dybala morën pjesë në stërvitjen e Juventusit, para ndeshjes së parë në Champions League kundër Portos.
Juventusi u stërvit në Continassa sot para udhëtimit drejt Portugalisë për përballjen e parë nga dy sa janë në fazën e eleminimit direkt të kompeticionit elitar evropian, transmeton Periskopi.
Dybala dhe Ramsey nuk pritet të startojnë kundër gjigantit portugez, por pritet të përfshihen në skuadër.
Juan Cuadrado dhe Arthur Melo munguan në stërvitje dhe nuk do të jenë pjesë e kontigjentit për takimin e nesërm. /Periskopi.com/\