Dy vite pas Marrëveshjes së Brukselit, Arifi: Kryeministrin e dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit tema e parë që po e pret është Zajednica

Janë rrumbullakësuar plot 2 vite prej kur Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian e arritën një ujdi mes vete, më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë Shkelja e dokumentit të njohur ndryshe edhe si “Plani Franko-Gjerman”, ka dëmtuar reputacionin e Kosovës si shtet, shkruan Periskopi.
Lidhur me atë se pse nuk u zbatua deri më tani kjo marrëveshje nga të asnjëra palë, dhe se çfarë do të ndodh me të pas zgjedhjeve dhe formimit të Qeverisë së re për Periskopin ka folur ish – ish diplomati Avni Arifi.
Arifi ka thënë se arsya pse kjo marrëveshje nuk është zbatuar është se nuk ka pasur vullnet politik nga asnjëra pale dhe se marrëveshja ka pësuar “vdekje klinike”.
“Marrëveshja nuk është zbatuar sepse nuk ka pasur vullnet politik nga asnjëra palë për të implementuar. Kjo marrëveshje ka pësuar “vdekje klinike” dhe për momentin është në pritje”, tha ai për Periskopin.
Derisa u shpreh se tema e parë që e pret Kryeministrin e dalur nga zgjdhjet e 9’të shkurtit, është Zajdenica.
“…Përndryshe Kryeministrin e dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit tema e parë që po e pret është Zajednica…”, tha Arifi.
Tutje ai shtoi se kjo vonesë nuk është në shërbim të Kosovës sepse kërkesat e Bashkësisë Ndërkombëtare janë rritur.
“Nuk e besoj se kjo vonesë është në shërbim të Kosovës sepse kërkesat e Bashkësisë Ndërkombëtare janë rritur jo veq si prioritet i dialogut por edhe zgjerim të përmbajtjes së tij.”, tha Arifi.
Derisa tha se refuzimi i Kurtit në mënyrë aktive dhe marrja në pronësi e procesit i bën të pashmangshme kërkesat ndërkombëtare.
“Refuzimi i Kurtit që në mënyrë proaktive të propozojë draft dhe të merr pronësi mbi procesin i bën të pashmangshme kërkesat ndërkombëtare për Zajednicë+ apo autonomi.”, tha ish – diplomati për Periskopin.
Në vend të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, sulm i armatosur në Banjskë, Serbia me rezervat e saj; në vend të anëtarësimit të papenguar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, grup punues për pengimin e saj, shfuqizim i dinarit dhe mbyllje e institucioneve serbe, të gjitha hapa drejt shkeljes së Marrëveshjes.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian gjatë këtyre dy viteve përsëriti se Kosova dhe Serbia nuk i kanë respektuar as marrëveshjet e tjera, edhe pse neni 10 i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve përcakton se “të dyja palët konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme”.
Qeveria e Kosovës tha në mes të korrikut të vitit 2024 se synon të hapë për trafik urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila e ndan qytetin në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe në veriun e banuar me shumicë serbe, ide e cila u kundërshtua fuqishëm nga BE-ja dhe vendet e Quint-it.
E në anën tjetër Serbia propozoi gjykimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovësi dhe ligjin që territorin e Kosovës ta shpallë zonë të mbrojtjes së veçantë sociale.
Bashkimi Evropian e cilësoi këtë iniciativë të Serbisë si shkelje të marrëveshjeve të Brukselit dhe i bëri thirrje Beogradit zyrtar që ta rishqyrtonte miratimin e paralajmëruar të ligjeve./PERISKOPI- ALBINA ZARIQI
Dy vjet pas Marrëveshjes së Brukselit, Kosova dhe Serbia në prapakthim