Dy tërmete të fortë godasin Santorinin, sa ishte magnituda
![Dy tërmete të fortë godasin Santorinin, sa ishte magnituda](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/santorini-536x300.jpg)
Dy tërmete me magnitudë 5.3 dhe 5.2 ballë të shkallës Rihter, me një minutë nga njëra-tjetra, kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit, njoftoi Instituti Gjeodinamik, njoftuan portalet greke.
Tërmetet janë ndjerë në Atikë dhe Kretë.
Tërmeti i parë me magnitudë 5.3 ka ndodhur në orën 22:15 me epiqendër 15 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik.
Tërmeti i dytë ka ndodhur në orën 22:16 dhe ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.
Në një “stuhi” sizmike në Cyclades, tre ditët e fundit janë regjistruar 550 tërmete në zonën detare mes Santorinit, Amorgos dhe Ios, me magnitudë më të madhe se tre ballë të shkallës Rihter, me maksimum 4.9./euronews