Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.
Rreth orës 22:45, njësiti policor ndaloi një automjet me targa të Serbisë, ku gjendeshin dy burra të cilët dyshohet se kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale nga territori i Serbisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetime të mëtejshme në procedurë të rregullt.