Dy shtetas së Serbisë kalojnë kufirin ilegalisht në Kamenicë
Dy shtetas të Serbisë kanë kaluar kufirin ilegalisht të dielën në Kamenicë.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se me vendim të prokurorit rasti i është referuar gjykatës për kundërvajtje.
“Novosellë, Kamenicë / 24.11.2024 – 11:50. Njësiti patrullues ka ndalur një kombi i cili po vinte nga drejtimi i Serbisë, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin. Në automjet kanë qenë dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë. Me vendim të prokurorit rasti i referohet gjykatës për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.