Dy shigjetarët tanë, Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani, ndalen në 1/16 e finales në Lojërat Mesdhetare
Dy shigjetarët tanë, Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani, janë ndalur në 1/16 e finales në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Të dy ishin të pafat, pasi humbën përballjet e tyre në rrethin e fundit të gjuajtjeve, me rezultat të njëjtë 6:4, shkruan Periskopi.
Gllareva u përballë me Alesandro Paoli, ndërsa Dvorani me francezin, Iban Bariteaud, disiplina hark olimpik.