Dy shenjat që tregojnë se jeni e gatshme të martoheni

Dy shenjat që tregojnë se jeni e gatshme të martoheni

Edhe pse të dashuruarit dikë mund t’ju duket si arsye e mjaftueshme për të nxituar të martoheni, duhet të keni parasysh se martesa kërkon më shumë se dashuri.

Për shumicën, ka disa shenja të qarta që tregojnë se është koha dhe jeni e gatshme të martoheni, ndërsa ka edhe shenja që tregojnë se nuk duhet të nxitoni.

Për të kuptuar se a jeni në të vërtetë e gatshme për martesë, lexoni shenjat e mëposhtme.

Jeni e dashuruar me dikë që vërtet dëshironi ta kaloni tërë jetën me të

Edhe pse shumë njerëz ëndërrojnë të martohen qysh kur janë fëmijë, ekspertët thonë se kur të vjen koha, nuk duhet ta bëni këtë akt vetëm për shkak se duhet të martoheni, por për shkak se e dashuroni personin.

Pra, hapi i parë për t’u martuar është që fillimisht të jeni e dashuruar me partnerin aktual.

E njihni mirë personin

A është partneri juaj i përsosur në çdo aspekt? A pajtohet ai gjithmonë me çdo që e thoni? Sipas ekspertëve, kjo nuk është gjithmonë shenjë e mirë!

Një nga gabimet më të mëdha që mund t’i bëjë dikush është të fejohet apo martohet me dikë që nuk e njeh mirë.

Nuk është mirë të merrni vendime jetësore kur ende jeni në fazën e “njohjes” së njëri-tjetrit.

Shpërndaje në: