Dy shenjat e Horoskopit që do t’ju lënë në baltë
Sa herë ju ka ndodhur të keni organizuar një takim me miqtë ose udhëtim, dhe t’ju kenë lënë në baltë?
E dimë, është gjëja e fundit që do të donit t’ju ndodhte, por për fat të keq ka akoma nga ata njerëz që ndërrojnë mendje si Haxhi Pishmani.
Për fat të keq, njerëz të tillë i gjen kudo: në familje, punë dhe shoqëri, e nëse deri më parë jeni përpjekur t’i justifikoni, tani nuk keni më asnjë arsye për ta bërë. Në fakt gjithçka lidhet me shenjën e horoskopit dhe Binjakët.
BINJAKËT: Së fundmi, po e hasim emrin e Binjakëve kudo, në listën e shenjave hipokrite apo gënjeshtare (lexoni 3 shenjat më GËNJESHTARE të horoskopit, mos i besoni kurrë atë që thonë se do të zhgënjeheni), por ky nuk është faji i ynë, por i karakterit të tyre të paqëndrueshëm. Asgjë nuk është e sigurt me ta pasi jo vetëm që ndërrojnë mendje në minutën e fundit, por vazhdojnë të justifikohen me arsye nga më qesharaket. Janë gjithmonë të dyzuar dhe të pavendosur, gjë që reflektohet në vendimet që marrin, por edhe humorin e tyre. Për fat të keq, janë personat e fundit ku mund të mbështeteni, kështu që herë tjetër mendohuni mirë para se t’i ftoni diku.
PESHORJA: Në pamje të parë mendohet se Peshorja është sinonim i harmonisë dhe ekuilibrit, por është krejt e kundërta. Njerëzit që i njohin i përshkruajnë si persona të pavendosur dhe që ndryshojnë mendje sa hap e mbyll sytë. Janë të gatshëm t’ju falin botën në duar, kurse më vonë t’ju braktisin si mos më keq. Pa harruar që Peshorja është gjithashtu një shenjë aq e çorganizuar sa mund të humbasë nga momenti në moment. Kjo paqëndrueshmëri është ashtu një arsye që sjell pasiguri dhe në jetën e tyre sentimentale.