Dy policë të lënduar – Plani i koduar “Përfundimi” që çoi në arrestimin e një personi, deklarohet Prokuroria në Prishtinë

Dy policë të lënduar – Plani i koduar “Përfundimi” që çoi në arrestimin e një personi, deklarohet Prokuroria në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme është realizuar plani i koduar “Përfundimi”, në rrugën “Kongresi i Drejtshkrimit” në Prishtinë, i cili ka rezultuar fillimisht me arrestimit e të dyshuarit L.Sh., nga ana e policisë dhe më pas me ndalimin e të njëjtit nga Prokurori i Shtetit, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se i dyshuari me qëllim të shmangies nga arrestimi dhe ndalimi, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të policisë duke shkaktuar dëme materiale, si dhe dy zyrtarëve policor iu ka shkaktuar lëndime trupore, për çka edhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Gjatë kontrollit në trupin dhe veturën e të dyshuarit janë gjetur një sasi e dyshuar narkotike e mbeshtjellur në qese. Ndërsa, pas zbatimit të urdhëresës për bastisje, e cila është bërë në dy lokacione, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, si dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 6 qese me narkotik të llojit marihuanë në peshë 5.4 gram, marihuanë në peshë 102.5 gram, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 € (para kesh).

I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit prokuroria do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore. Ju njoftojmë se ky operacion është realizuar me sukses në saje të bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës”, thotë tutje PTH.

Shpërndaje në: