“Dy pjesëtarë të UÇK’së morën dy zyrtarë të LDK-së, takimi me amerikanët”- dëshmitari Krasniqi u përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

“Dy pjesëtarë të UÇK’së morën dy zyrtarë të LDK-së, takimi me amerikanët”- dëshmitari Krasniqi u përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

Dëshmitari i radhës, Demush Krasniqi, po dëshmon në rastin kundër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

Krasniqi po merret në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me atë që dëshmitari pretendoi se Cen Desku dhe Jakup Kastrati, dy zyrtarë të LDK’së, u morën për të dhënë deklaratë për një takim me zyrtarë, raporton Insajderi.

Ai ka kërkuar që marrjen në veturë të z. Desku dhe z. Kastrati nga anëtarë të UÇK’së të mos i referohen si arrestim. Sipas tij, pjesëtarët e UÇK’së kanë kërkuar që të dy të japin deklaratë për një takim me disa zyrtarë amerikanë.

Avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Misetiq, ka kërkuar të dijë se nëse pjesëtarët e UÇK’së ishin pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, teksa dëshmitari ka mohuar një gjë të tillë.

Shpërndaje në: