Dy persona të lënduar nga aksidenti i rëndë në Drenas
Një aksident i rëndë trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sonte në fshatin Poklek të Drenasit, ku për pasojë janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.