Dy persona nga Kosova ndalohen në Maqedoninë e Veriut, shkak kontrabandimi i barnave, kafesë dhe parfumeve

Dy persona nga Kosova ndalohen në Maqedoninë e Veriut, shkak kontrabandimi i barnave, kafesë dhe parfumeve

Dy persona nga Kosova janë ndaluar në Maqedoni të Veriut për shkak të kontrabandimit të mallrave pa dokumentacione përkatëse. Autoritetet kanë identifikuar të dyshuarit si G.Q. dhe Xh.M.

Operacioni është kryer në një autobus që po udhëtonte në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Kumanovë.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të këtij automjeti dhe pasagjerëve janë gjetur disa kuti me barna, duke përfshirë 5,942 tableta, 100 pako kafeje, 36 thasë me mbishkrimin e markës tregtare, si dhe 104 parfume për meshkuj, të gjitha pa dokumentacionin e rregullt të nevojshëm për transportin e tyre.

Malli i kontrabanduar nga dy kosovare ne Maqedoni te Veriut

Shpërndaje në: