Dy lojtarë kryesor te Kosova sonte mungojnë ndaj Lituanisë
Kombëtarja e Kosovës sonte ballafaqohet me Lituaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është ndeshja e fundit për vitin 2024 në kompeticionin UEFA Nations League.
Dy lojtarë kryesor mungojnë sonte në këtë përballje. Ata janë Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova.
Të dy janë të suspenduar dhe tashmë janë liruar nga Franco Foda.
Një mungesë tjetër për sonte është edhe portieri, Amir Saipi i cili dje e ka lënë grumbullimin dhe vendin e tij e ka zënë Ilir Avdyli.