Dy kinezë mashtruan Apple, kompania humbi rreth 900 milionë dollarë
Apple është mashtruar nga dy kinezë, mashtrim ky që sipas kompanisë amerikane i ka kushtuar atyre hiç më pak se 895,800 dollarë.
Kinezët i kishin dërguar telefona iPhone të falsifikuar, gjoja me probleme ose të thyer për riparim tek kompania Apple.
Apple kishte pranuar që t’i zëvendësonte këto pajisje duke iu dërguar iPhone të rinj.
Kompania amerikane deklaroi se kishte pranuar 3,069 kërkesa për riparim dhe kishte rregulluar 1,493 prej tyre, pra rreth gjysmën e kërkesave.
Si rezultat i këtij mashtrimi, Apple thotë se ka humbur 895,800 dollarë.
Mashtrimi u zbulua nga dogana të cilët hapen pesë pako të dyshimta dhe konfirmuan se bëhej fjalë për iPhone të falsifikuar.