Dy gota pije me sheqer në ditë mund të rrisin rrezikun e vdekjes së hershme
Sipas një hulumtimi të bërë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkim mbi Kancerin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pirja e dy gotave pije me sheqer ose ëmbëltues në ditë mund të rrisë rrezikun e vdekjes së hershme.
Sipas lajmit të gazetës “Independent”, në hulumtim kanë marrë pjesë mbi 450 mijë të rritur të moshës mesatare mbi 50 vjeç nga 10 vende të Europës.
Hulumtimi nuk përfshiu personat që janë të sëmura nga sëmundjet si kanceri, të zemrës ose si diabeti.
Mbi 41 600 persona janë përfshirë në këtë hulumtim mes viteve 1992-2000 dhe të cilat janë vëzhguar mesatarisht gjatë 16 viteve kanë humbur jetën.
Gjatë hulumtimit, pjesëmarrësit u pyetën për pëlqimet e të ushqyerit si pije të gazuar, lëng frutash dhe pije energjike, si dhe stërvitjet, përdorimi i duhanit dhe pesha e tyre.
Hulumtimi vuri në pah se 9,3% prej atyre që konsumuan më pak se një gotë pije në muaj përgjatë 16 viteve humbën jetën, ndërsa prej atyre që konsumuan dy ose më shumë gota humbën jetën 11,5%.
Shkencëtarët theksuan se në rast se merren parasysh edhe faktorët të tjerë si indeksi i masës trupore, aktiviteti fizik, cigare dhe arsim, ata që konsumojnë dy gota pije në ditë kanë rrezik për vdekje të hershme 17%më shumë se ata që pinë më pak se një gotë.
Në hulumtim rezultatet kanë qenë të ngjashme edhe për meshkujt edhe për femrat.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “JAMA Internal Medicine”. /ATA/