Dy golat e Muriqit në miqësoren e Lazios

Lazio ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen miqësore ndaj ekipit italian, Belluna me rezultat 11:0.
Vedat Muriqi shkëlqeu duke shënuar dy golat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht Muriqi realizoi në minutën e 77-të për 10:0, e pastaj në të 83-tën realizoi golin e 11 për Lazion dhe të dytin personal sonte.
Kjo ndeshje i shërbeu trajnerit Sarri të shikojë formën e lojtarëve para fillimit të sezonit të ri.