Dy gola për tri minuta, Asani është “i çmendur”

Dy gola për tri minuta, Asani është “i çmendur”

Jasir Asani ka shënuar dy gola për tre minuta në Champions Leaguen aziatike. Gwangju kaloi në avantazh të dyfishtë në minutat 3 dhe 6-të kundër Jahor të Malajzisë, me Asanin protagonsit absolut.

Në minutën e tretë, pas një pasimi nga Oh Hoo Sung, Jasir Asani goditi bukur me të majtën dhe e ndali sferën në rrjetë. Edhe pas tri minutash, sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e dytë.

Jasiri duket në formë të mirë dhe ka shënuar tanimë gjashtë gola në tri ndeshjet e Champions League. Në 14 ndeshjet e këtij sezoni, Asani ka shënuar nëntë gola me Gwangju.

Shpërndaje në: