Dy gabime që Kim bën me lëkurën, që ju s’duhet t’i bëni KURRË
Nëse Kim ja lejon vetes të thyejë dy nga rregullat bazë të bukurisë, ju s’mundeni! Në çdo artikull kujdesi ndaj lëkurës, këshilla e parë që do të lexoni është fshirja e grimit dhe larja e thellë e fytyrës, rregull të cilin Kim e neglizhon jo rrallë herë.
Vite më parë, gjatë leksioneve të saj në “Master Class” krah Mario Dedivanovic, Kim pohoi se e injoron shpesh hapin e parë për një lëkurë të mirë, por padyshim s’është shembull për t’u ndjekur.
Ajo nuk e heq makeup-in për ta ruajtur atë për ditën tjetër dhe përdor gjithmonë këllëf jastëku të zi prej sateni. Një tmerr! Gabimi numër dy lidhet me përdorimin e shpeshtë të nxirjes artificiale ose solarit. Siç mund ta dini, Kardashian vuan nga një sëmundje e lëkurës, psoriasis dhe për pasojë nuk i rekomandohet në asnjë mënyrë nxirja artificiale përmes rrezeve të solarit.
Kim sërish merr përsipër riskun dhe nuk heq dorë. Nëse kishit ndonjë dyshim në lidhje me lëkurën e nxirë artificialisht, na lini t’ju themi se nuk ka asgjë të shëndetshme në të. Si nxirja nga dielli ashtu dhe solaret kanë rreze ultravjollcë, të cilat nuk janë shoqe të mira të trupit.
Burimi: Harper’s Bazaar