Dy futbollistë pozotivë me COVID-19 te Roma
Skuadra e Romës është tronditur nga lajmi që ka marrë së fundmi.
Sipas “Sky Sport” 2 lojtarë të Romës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Përgjigjja e testeve të kryera ka konfirmuar edhe infektimin e futbollistëve të “verdh e kuqve”.
Nuk bëhen të ditur se cilët janë dy futbollistët e prekur por ajo që “Gazzeta Della Sport” raporton është se të dy futbollistët janë të vaksinuar.
Për trajnerin e Romës, Jose Mourinho, telashet vazhdojnë dhe nuk dinë të ndalur dhe në ndeshjen e kundër Genoas ditën e nesërme, e vlefshme për javën e 13 të Seria A, i duhet të bëjë llogaritë pa dy lojtarë të rëndësishëm.