Dy fëmijë të vdekur nga shembja e një ndërtese në Itali
Dy fëmijë kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së një ndërtese dy-katëshe në provincën Naples të Italisë jugore, të dielën.
Besohet që shkak për shembjen të jetë bërë eksplodim i gazit, i cili ka lënë edhe dy gra të ngujuara nën rrënoja, kanë bërë të ditur zjarrfikësit italianë, raporton AP.
Ekipet e shpëtimit në qytetin Saviano kanë nxjerrë trupat e dy fëmijëve, një djaloshi 6-vjeçar dhe një vajze 4-vjeçare.
“Babai i viktimave dhe i një foshnje të sapolindur është gjetur i gjallë, derisa kërkimi për nënën dhe një grua tjetër po vazhdon”, kanë bërë të ditur zjarrfikësit.