Dy federata të reja pranohen në KOK: President i njërës është vëllai i Besim Hasanit

Dy federata të reja pranohen në KOK: President i njërës është vëllai i Besim Hasanit

Është duke u mbajtur Asambleja e 8-të Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Me 51 vota pro dhe 49 kundër nga 100 vota të delegatëve janë pranuar në KOK me të drejta të plota: Federata e Skermes dhe ajo Teqball.

Federaten e Skermes e udhëheq vëllai i Besim Hasanit, Bashkim Hasani.

Vlenë të theksohet se, Federata e Skermes do këtë të drejtë tri vota, ndërsa Teqball një, vota këto që do të vendosin se cili do të jetë kryetar i KOK-ut.

Ndryshe, në garë për pozitën e të parit të KOK-ut janë Besim Hasani (kryetar i deritanishëm), Linda Shala nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Ismet Krasniqi nga Federata e Atletikës së Kosovës.

Dhe se, nga kjo asamble është larguar legjenda, Aziz Salihu, i cili reagoi pasi Besim Hasani nuk e përshendeti në fjalën e tij hyrëse.

Shpërndaje në: