Dy faktorë që ndikojnë në dhimbjen e kokës

Sado që ju duket se kokëdhimbja ju vjen papritur, në fakt ajo mund të shkaktohet nga shumë faktorë, të cilët nganjëherë nuk i shihni të dëmshëm apo të rëndësishëm në jetën e përditshme.
Më poshtë janë dy faktorë që ndikojnë dukshëm në kokëdhimbje, përcjell KosovaPress.
Dehidratimi
Nuk mund të nënvlerësohet rëndëia e barashpeshës së ujit për trupin dhe gjendjen e mirë shëndetësore. Dehidratimi nuk shfaqet vetëm me etje, por edhe me rritje të paaftësië për tu përqendruar. Edhe pse ka shumë studime që përcaktojnë sasinë e ujit për njeriun, secili person duhet t’i kuptojë ndjenjat dhe nevojat e tij.
Mbipesha
Mbipesha nuk është problem që lidhet vetëm me pamjen e jashtme. Megjithatë, mbipesha është edhe shkaktar i zakonshëm i kokëdhimbjes. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë vuajnë nga kokëdhimbja për 35 për qind më shumë nëse kanë kilogramë shtesë.