Dy emra të rinj nga Challandes për miqësoret në Turqi

Dy emra të rinj nga Challandes për miqësoret në Turqi

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka shtuar edhe dy lojtarë në ekipin e Kosovës para ndeshjeve miqësore ndaj shteteve afrikane që do të zhvillohen në Turqi.

Në Antalya, Kosova do të ndeshet ndaj Guinesë më 8 qesrhor ndërsa më 11 qershor do të luajë ndaj Gambisë.

“Përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani. Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për Kombëtaren A në të ardhmen,” — ka shkruar FFK-ja në njoftimin e fundit.

Shpërndaje në: