Dy eksperimente kreative shkencore dhe implikimet e tyre të tërthorta për teorinë e Naim Krasniqit
Shkruan: Dr. Hajdin Abazi
Dy eksperimente që nxjerrin në pah afektet e forcave të reja vepruese
Më 9 dhe 20 mars ju dha jehonë dy eksperimenteve shkencore, dhe me të drejtë – sepse ato u realizuan me shumë kreativitet, me mjete e teknika tepër të avancuara, dhe madje të implementuara për herë të parë.
Rezultatet e njërit eksperiment u publikuan me titullin intrigues ”Të kundërtat tërheqin, të njëjtat sprapsen? Shkencëtarët përmbysin parimin themelor të fizikës” (SciTechDaily, 9 mars 2024), e rezultateve të eksperimentit tjetër iu dha po aq jehonë ”Tornado kuantike ofron portë për të kuptuar vrimat e zeza” (EurekAlert, 20 mars 2024).
Të dyja këto eksperimente, ndonëse janë bërë me objektiva të tjera dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë, praktikisht kanë një efekt afirmues të teorisë së Naim Krasniqit.
Evidenca që tregojnë se forcat e atomit janë më ndryshe nga ç’e kemi besuar: roli i forcës shtytëse
Eksperimenti me rezultate befasuese është kryer nga ekipi i studiuesve Sida Wang, Rowan Walker-Gibbons, Bethany Watkins, Melysa Flynn, drejtuar nga Madhavi Krishnan me bazë në Departamentin e Kimisë të Oksfordit. Studimi i publikuar në Nautre Nanotechnology, “ka demonstruar se grimcat me ngarkesa të ngjashme në solucion munden faktikisht mund ta tërheqin njëra-tjetrën nga distanca të largëta”, dhe ky rezultat ka sjellë “përmbysjen e besimeve të mbajtura prej kohësh” (SciTechDaily).
U bënë dy eksperimente, njëri në ujë dhe tjetri në alkool (etanol) dhe rezultatet ishin të ndryshme për ngarkesat pozitive dhe negative. Në njërin eksperiment u përdor mikroskopi me fushë të ndritshme, për të gjurmuar mikrogrimcat e silicit të ngarkuara negativisht të pezulluara në ujë, e që zbuloi se grimcat tërhoqën njëra-tjetrën për të formuar grupime të rregulluara gjashtëkëndore. Grimca e silicit të aminuara të ngarkuara pozitivisht, megjithatë, nuk formuan grupime në ujë” (SciTechDaily). Në eksperimentin e dytë, në vend të ujit, u përdor alkooli (etanoli). Dhe rezultati ishte i kundërt me të parin. Grimcat e aminuara të silicit të ngarkuar pozitivisht formuan grupime gjashtëkëndore, ndërsa grimcat e silicit të ngarkuara negativisht jo” (SciTechDaily).
Pse ndodhë ky ndërveprim ndryshe? Si ndodhë që grimcat me ngarkesa të njëjta, në kondita të caktuara, tërhiqen, kur fizika e thotë se ato largohen nga njëra-tjetra?
Përgjigja është se ekipi zbuloi se “për grimcat e ngarkuara negativisht në ujë, ekziston një forcë tërheqëse që tejkalon zmbrapsjen elektrostatike në ndarje të mëdha, duke çuar në formimin e grupimeve”, por jo edhe të atyre me ngarkesë pozitive. E njëjta ndodhë me silicin me ngarkesa pozitive në solucionin e etanolit, por jo edhe me ngarkesat negative.
Përgjigja është se ekipi zbuloi se “për grimcat e ngarkuara negativisht në ujë, ekziston një forcë tërheqëse që tejkalon zmbrapsjen elektrostatike në ndarje të mëdha, duke çuar në formimin e grupimeve”, por jo edhe të atyre me ngarkesë pozitive. E njëjta ndodhë me silicin me ngarkesa pozitive në solucionin e etanolit, por jo edhe me ngarkesat negative.
Këto sjellje të reja të pazakonta e të panjohura më parë të grimcave, ndër të tjera, tregojnë se realiteti i mikrobotës është shumë më kompleks se sa e ka njohur deri vonë fizika.
Pikërisht këtë e kishte pohuar para disa vitesh me publikimet e tija Naim Krasniqi, të shtjelluara hollësisht në librin e tij Mikrobota më ndryshe (shkurt 2023), se struktura e atomit është shumë më ndryshe nga ç’e njeh fizika, dhe se forcat brenda atomit janë me ndërveprime shumë më komplekse se sa beson komuniteti shkencor. Në këtë kuadër, forcave të njohura që veprojnë brenda atomit – ai ua shtoi edhe një tjetër: forcën antielektrostatike. Kjo është forca shtytëse brenda grimcave dhe vetë atomit, të cilën fare thjesht mund të quhej edhe forca shtytëse kuantike.
Shpjegimi që i dhanë shkencëtarët gjetjeve nga eksperimenti i tyre, pa fije dyshimi nënkupton edhe afektimin e kësaj force të re të mikrokozmosit – forcës antielektrostatike. Madje, besoj se shkaku kryesor është pikërisht afektimi i kësaj force shtytëse të vetë grimcave të ngarkuara negativisht, respektivisht pozitivisht. Nëse tërheqja bëhet nga distanca më të largëta, kjo tregon se forca shtytëse është amortizuar deri në maksimum. Dhe pa këtë forcë shtytëse, që e kanë të gjitha grimcat, nën veprimin vetëm të forcave tërheqëse grimcat do të tërhiqen nga njëra-tjetra ani se ngarkesat e tyre nuk afektohen.
Eksperimenti me përdorimin e tornados kuantike
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Nottinghamit, në bashkëpunim me Kolegjin Mbretëror në Londër dhe Universitetin e Newcastle, kanë realizuar një eksperiment tepër të veçantë.
Shkencëtarët kanë krijuar për herë të parë një vorbull kuantike gjigante për të imituar një vrimë të zezë në heliumin superfluid që i ka lejuar ata të shohin më në detaje se si sillen dhe ndërveprojnë vrimat e zeza analoge me mjedisin e tyre, njofton EurekAlert, më 20 mars 2024.
“Hulumtuesit” e tre institucioneve të mësipërme, vazhdohet po aty më tej, ”kanë krijuar një platformë eksperimentale të re: një tornado kuantike. Ata kanë krijuar një vorbull gjigante rrotulluese brenda heliumit superfluid që ftohet në temperaturat më të ulëta të mundshme. Nëpërmjet vëzhgimit të dinamikës së valëve minutë në sipërfaqen e superfluidit, ekipi hulumtues ka treguar se këto tornado kuantike imitojnë kushtet gravitacionale pranë vrimave të zeza rrotulluese.”
E reja në këtë eksperiment është se për herë të parë në kushte laboratorike përdoret tornadoja kuantike. Studimi autorëve Patrik Švančara, Pietro Smaniotto, Leonardo Solidoro, James F. MacDonald, Sam Patrick, Ruth Gregory, Carlo F. Barenghi dhe Silke Weinfurtner, është publikuar në revistën Nature.
Ndonëse autorët kishin objektivat e tyre të studimit e që janë me vlera të jashtëzakonshme, ajo që mua më bëri përshtypje është teknika e përdorur në këtë eksperiment – ”tornadoja kuantike” për të krijuar një vorbull kuantik si imitim i vrimës së zezë.
Përveç njohurive të zakonshme lidhur me fenomenet në natyrë të tornados dhe ciklonit, për këto fenomene dhe të efekteve të tyre në një kuptim të forcave fundamentale në natyrë kam lexuar për herë të parë në teorinë e Naim Krasniqit, në serinë e shkrimeve në të përditshmen “Epoka e Re” në korrik të vitit 2019, të cilat më pas ai i përpunoi në veprën Mikrobota, më ndryshe: një strukturë shumë më ndryshe e atomitdhe Fusha antimagnetike në makrobotë.
Karakteristikë e këtyre parashtrimeve ishte fokusi në dy fenomene – në ciklonin dhe tornadon elektrostatike, kombinimi i të cilave bën të mundur krijimin e e grimcave subatomike si dhe të elementeve kimike por edhe të trupave qiellore përfshirë galaktikat.
Po ç’janë këto fenomene? Si krijohen ato? Cila është përbërja e tyre? Dhe përse roli i tyre është themelor në formimin e universit, si në mikro edhe në makro dimensioni e tij?
Shpjegimet e hollësishme gjenden në shkrimet e më sipërme të Krasniqit. Ai tregon se ciklonet krijohen nga bashkëveprimi midis grimcave universiale (aX) dhe (aY), kurse tornadot elektrostatike krijohen nga grimcat universiale (aX) dhe (aZ). Që të dyja këto fenomene janë forca tërheqëse. Por nga ndërveprimi i këtyre dy fenomeneve, në një moment të dhënë dhe në kondita të caktuara, krijohet një forcë e re – forca shtytëse, e vetmja forcë shtytëse në kozmos. Në mikrokozmos, siç u tha më sipër, autori këtë e quan forca antielektrostatike, kurse në makrokozmos – fusha antimagnetike, të cilën, po ashtu, ka mund ta quajë edhe forca kuantike shtytëse në makrobotë.
Ç’sugjeron eksperimenti me tornadon kuantike për teorinë e Naim Krasniqit?
Sikurse u tha, ai eksperiment është bërë me objektiva të tjera shkencore, por në mënyrë të tërthortë tregon se tornadoja kuantike ka efekt dhe ndikon në krijimin e një trupi qiellor – një vorbull kuantike si imitim i vrimës së zezë.
Naim Krasniqi e ka elaboruar teorikisht se fenomeni i ciklonit dhe i tornados krijohen veçmas, por funksioni i tyre arrihet kur ato kombinohen, sepse atëherë shtohet forca e tyre krijuese, dhe në proces e sipër formohet forca shtytëse si forcë ekuilibruese dhe që i jep strukturë si mikrokozmosit ashtu edhe makrokozmosit.
Është për t’iu gëzuar faktit kur një eksperiment i bërë me objektiva të tjera, hedhë dritë afirmuese qoftë edhe në mënyrë të tërthortë për një teori tjetër, e cila tashmë është e shtruar dhe ka nevojë për prova eksperimentale.
Përfundime
Eksperimenti i parë tregoi se kur amortizohen ose dobësohen forcat shtytëse, grimcat me ngarkesa të njëjta bashkohen. Nga këtej mund të konstatohet se, në kushte e rrethana të caktuara, nuk janë ngarkesat negative apo pozitive esenciale, por janë forcat që ato prodhojnë dhe në veçanti forca shtytëse që bën të mundur krijimin dhe mbajtjen e një strukture si në grimca ashtu edhe në atome, por në sisteme diellore e në galaktika.
Kurse nga eksperimenti i dytë mund të nxirret një përfundim afirmativ se ndërveprimi i tornados me ciklonin janë forca kreative që krijojnë trupa qiellorë, dhe më tej, duke u mbështetur në teorinë e Naim Krasniqit, se këto dy fenomene janë forcat themelore te blloqeve te realiteti, përfshirë edhe grimcat me te vogla te mundshme.
(Autori është filozof i shkencës)