Dusseldofi “vishet” kuqezi, tifozët nisin marshimin drejt stadiumit
Tifozët e Shqipërisë, kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit, për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Spanjës.
Të shumtë në numër dhe në mënyrë të organizuar, kuqezinjtë kanë mbushur rrugët e Dusseldorfit, që këtë të hënë flet shqip.
Sjellje shembullore nga tifozët, që me mijëra, këndojnë në kor për Kombëtaren shqiptare. Forca të shumta policie, kanë shoqëruar tifozët shqiptarë, ndërsa vlen të theksohet se nuk ka pasur asnjë incident.
Tifozët e Shqipërisë, do të jenë më të shumtë në numër në stadiumin e Dusseldorf, ashtu siç ka ndodhur edhe në takimet e mëparshme të këtij Europiani.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës, do të luhet në orën 21:00, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan./ tvklan.al