Dushi: Keqpërdorimi i buxhetit për qëllime elektrorale bie ndesh me ligjin
Florian Dushi nga LDK, thotë se vendimi i Qeverisë për t’i ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët nga 0-16 vjeç e që përfitojnë nga shtesat mujore, bie në kundërshtim me ligjin.
“Keqpërdorimi i buxhetit publik për qëllime elektorale përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe përgjithësisht demokracisë në vendin tone”, ka shkruar Dushi,
Sipas ish-anëtarit të LDK-së në KQZ, me këtë veprim shkelet Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, “rreptësishtë ndalon” në secilin rast “përdorimin e zyrave publike, burimeve dhe personelit të cilitdo institucion” me qëllim të “mbështetjes” së ndonjë subjekti politik në zgjedhje”, ka deklaruar Dushi.