Dushi i LDK-së: Viti që po e lëmë pas nuk solli zhvillim dhe përparim, Kosova ka nevojë për ndryshim

Dushi i LDK-së: Viti që po e lëmë pas nuk solli zhvillim dhe përparim, Kosova ka nevojë për ndryshim

Kandidati i LDK-së, Florian Dushi në këtë fillimvit ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe për një qeverisje e cila ka për qëllim interesin publik.

Dushi përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar Qeverinë Kurti për keqqeverisje gjatë katër viteve, ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës “garanton zhvillim, sundim të ligjit, integrim dhe përgjithësisht dinjitet për të gjithë qytetarët e saj”.

 

Postimi i plotë:

Miq të dashur,

Në fillim të vitit të ri, kur secili prej nesh bën bilancet e veta, është krejtësisht e natyrshme të reflektojmë edhe për gjendjen tonë si shoqëri dhe si shtet. Ky vit që po lëmë pas, për fat të keq, nuk solli zhvillimin dhe as përparimin që e meriton Kosova. Përkundrazi, jemi përballur me stagnim të thellë, konflikte të vazhdueshme politike të brendshme, tensione me aleatët tanë ndërkombëtarë dhe masa sanksionuese që kanë prekur, direkt ose indirekt, secilin prej nesh.

Prandaj, ky moment kërkon reflektim të thellë nga të gjithë ne. Është koha të mendojmë përtej emocioneve dhe ndikimeve të çastit, duke e parë votimin jo si një akt të zakonshëm apo impulsiv, si shfryerje e mllefit apo inateve politike, por si një vendim që duhet të bazohet në analiza të mirëfillta dhe vlerësime reale e të arsyeshme të përditshmërisë sonë.

Kosova ka nevojë për NDRYSHIM, për një qeverisje që vendos interesin publik mbi gjithçka dhe që garanton zhvillim, sundim të ligjit, integrim dhe përgjithësisht dinjitet për të gjithë qytetarët e saj, gjë që e ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatët e saj por edhe me programin e saj qeverisës.

Me respekt dhe urime për një vit të ri më të mirë e më të mbarë për të gjithë ne.

FD#34

 

Shpërndaje në: