Dush në mbrëmje apo në mëngjes? Merr fund dilema e përditshme

Dush në mbrëmje apo në mëngjes? Merr fund dilema e përditshme

Për t’u relaksuar qoftë edhe fare pak, të gjithë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, madje edhe gjumin e mëngjesit. Mirëpo gjithmonë ka një rrugë të mesme. ‘Bustle’ ju tregon se si relaksin mund ta ndjeni edhe në mbrëmje përmes një dushi. Zbuloni tre arsye, sepse dushi rekomandohet para ‘natës së mirë’.

1. Në fund të ditës të gjithë kanë nevojë për një çlirim të energjive negative, prandaj një dush i nxehtë do të relaksonte të gjitha qelizat tuaja dhe do të largonte tensionin e mbledhur. Mos e humbisni si mundësi, duke e lënë për në mëngjes.

2.Në qoftë se je një person që prekesh vazhdimisht nga alergjitë, atëherë rekomandohet një dush para gjumit, në mënyrë që të mbash larg vetes të gjitha kontaktet e ditës. Edhe menjëherë drejt shtratit, dita tjetër është e largët.

3.Një tjetër arsye pse dushi rekomandohet në mbrëmje dhe jo në mëngjes është për ruajtjen sa më në formë të flokëve tuaj.
Për të gjitha vajzat që dëshirojnë kryesisht të ruajnë kaçurrelin e tyre mund të përdorin ujin e ngrohtë dhe të nesërmen do të zgjohem me flokë të butë, të shëndetshëm dhe të bukur, pa pasur nevojën për një kontakt “shkatërrues” me dritën e diellit. Mos e mendoni për të dytën herë, nisni na ndryshimet që në dukje mund të jenë të vogla në jetën tuaj.

Shpërndaje në: